Roberto Firmino mund të kthehet në Premier League në afatin kalimtar të janarit, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Liverpool, thuhet në një raport.
CFARE NDODHI?
Sulmuesi iu bashkua Al-Ahli në afatin kalimtar të verës nga Liverpool në një transferim të lirë. Ai mund të rikthehet në Premier League këtë muaj pasi Fulham është i interesuar për nënshkrimin e tij, sipas talkSPORT, ndërsa Sheffield United e kishte kërkuar më parë atë.
Firmino raportohet të jetë i pakënaqur në Al-Ahli dhe gati të largohet nga klubi pas vetëm gjashtë muajsh. Ndërkohë, Fulhami është i etur për të investuar në një sulmues të ri pasi ka parë talismanin e tyre të mëparshëm, Aleksandar Mitrovic, të largohet gjithashtu për në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar Al-Hilal.