Tre vendet vakante për anëtarë të Kushtetueses, Gjykata e Lartë hap aplikimet

Gjykata e Lartë ka hapur aplikimet për tre vendet vakante për anëtarë të Kushtetueses.

Një prej vendeve vakante është ai i gjyqtares Vitore Tushës, të cilës i mbaroi mandatin 9-vjeçar. Vendi tjetër është i Fatmir Hoxhës, i cili u shkarkua në vitin 2018, si dhe i Gani Dizdarit, që u shkarkua në vitin 2019.

Sipas Gjykatës së Lartë, KED nuk ka zhvilluar procedurat, pasi janë paraqitur kandidatura të mjaftueshme./albeu.com

 

 


Shtuar 3.06.2021 09:46