Në këtë ditë të parë të vitit, të shtëna me armë zjarri, ku është shënuar një tjetër plagosje në Tiranë.
Një tjetër plagosje me armë zjarri, raportohet të ketë ndodhur në zonën “Varri i Bamit” në Tiranë.
Raportohet se si pasojë e plagosjes, ka mbetur i lënduar një person, identiteti i së cilit akoma nuk është bërë i ditur.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia s’ka dalë akoma me një njoftim zyrtar.
Sjellim në vëmendje se një tjetër plagosje ka ndodhur mesnatën e sotme në kryeqytet, ku një shtetase e huaj është plagosur me armë zjarri.