Ndërron jetë gjyshja e Fredi Belerit, SPAK i jep leje të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Prokuroria e Posaçme i ka dhënë leje kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që të marrë pjesë në ceremominë motore të gjyshes së tij, e cila ka humbur jetën.

Me të mbaruar ceremonia mortore, Beleri do duhet të kthehet në paraburgimin e Fierit. Beleri do shoqërohet gjatë gjithë kohës nga efektivë.

Atij i është dhënë 6 orë leje.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit./albeu.com


Shtuar 31.12.2023 11:54