Në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, kontrollet nga Byroja Kombëtare e Hetimit nuk janë kryer vetëm në banesën e këtij të fundit, por edhe të personave të tjerë.
Këta persona janë Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.
Dyshohet se këta persona kanë lidhje me ish ministrin, ndërsa mësohet se Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.