Maqedonia e Veriut “parajsë fiskale” për bizneset greke

Gjithsej 42 vende, në mesin e tyre dhe Maqedonia e Veriut, ishin në listën e vendeve me status të priviligjuar tatimor për vitin 2022 të publikuar nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave të Greqisë, njofton korrespodentја е MIA-s nga Athina.

Si vende që kanë status të priviligjuar tatimor, Ministria i përcakton ato vende në të cilat “personi juridik i nënshtrohet një tatimi mbi fitimin ose të ardhurat аpо kapitalin, norma e të cilit është e barabartë ose më e ulët se 60 për qind të shkallës tatimore të personave juridikë në përputhje me dispozitat e legjislacionit tatimor grek, në rastë se janë rezident tatimor ose me aktivitet të përhershëm biznesi në Greqi”.

Nga Evropa në listë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë edhe Bullgaria, Qiproja, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Monako, Hungaria.

Vendimi për përcaktimin e vendeve që kanë status të privilegjuar tatimor për vitin 2022 është nënshkruar nga ministri i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave të Greqisë, Kostis Hasidakis dhe zëvendësi i tij Haris Teoharis dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Vendet e njejta që janë në listë për këtë vit kanë qenë të përfshira edhe në atë vit tatimor 2021, me përjashtim të ishujve Tokelau, të cilat janë të vendosur në listën e re për vitin 2022.


Shtuar 29.12.2023 18:45