Partizani është skuadra më e kompletuar në Kategorinë Superiore.
Të kuqtë kanë alternativa në çdo repart dhe kjo i ka ardhur jo pak në ndihmë, pasi kanë pasur shumë dëmtime dhe u desh që lojtarët e stolit të ndihmonin. Por duket sikur mesfusha është e mbipopulluar dhe në rast se duhet bërë ndonjë afrim, do të duhet të largohet me patjetër dikush.
Aktualisht në skuadër janë shtatë mesfushorë: Vila, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Kote, Taipi dhe Murataj. Ky i fundit shihet si më i mundshmi për tu larguar, teksa nga Kosova bëjnë me dije se “demat” interesohen për 21 vjeçarin Redon Ismaili. Mesfushori i talentuar sapo ka mbyllur kontratën me Gjilanin në Kosovë. /PanoramaSport/