Mikel Halili, lushnjari kampion i Bavarisë

25-vjeçari Kelmend Halili nga Lushnja, ose ndryshe i njohur me emrin e sportit, Mikel Halili, është njëri ndër boksierët profesionistë më me perspektivë.

I larguar nga vendlindja drejt Gjermanisë që në moshën 14 vjecare, Mikeli ka gjetur atje mundësinë për të realizuar ëndrrën e fëmijërisë, për tu bëre boksier.

Ai ka filluar të stërvitet në moshën 18-vjeçare dhe vetëmn e 7 vite ai ka arritur suksese të mëdha në të fushë.

Në prill te 2022, ai shpallet kampion i Bavarisë në Gjermani, në kategorinë e peshave 71 kg. Edhe në ndeshjen e fundit të këtij viti, të zhvilluar me 9 dhjetor, ai ka triumfuar ndaj kundërshtari superior në rezultate. Rezultatin i deritanishëm i Mikelit në boks është absolut, 7-0.

I pyetur nga AlbEu.com për karrierën e tij, Mikeli shprehet se në Gjermani ka gjetur kushte dhe mundësi me të mira, gjë që i ka ndihmuar për t’u rritur profesionalisht, pavare4sisht sakrificave të mëdha që i duhet të bej si sportit për të arritur aty ky do.

Për vitin 2024, Mikeli thekson se ka plane ambicioze ndërsa ndeshja e parë do të jetë në muajt e parë të vitit.

Ai shton se aktualisht stërvitet 6 herë në javë dhe ka synim të shpallet kampion boksi i Gjermanisë, të ngrej lartë flamurin kuqezi dhe të bëjë krenar të gjithë shqiptarët. /albeu.com/


Shtuar 28.12.2023 21:42