Dinamo pritet të jetë ndër skuadrat më aktive në merkaton e dimrit, siç ishte dhe në atë të verës. 18 herë kampionët e vendit ndër të tjera po projektojnë dhe largimin e disa lojtarëve, që nuk kanë pasur hapësira të mjaftueshme në gjysmën e parë të sezonit.
Kështu Ali Samake me shumë gjasa do jetë ndër të parët, të cilit do i zyrtarizohet largimit. Mbrojtësi i majtë nuk është grumbulluar me ekipin gjatë 2 takimeve të fundit, ndërsa nuk merr minuta prej 6 tetorit me Egnatian.
23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Mehmetit dhe për këtë pritet ndërprerja e bashkëpunimit. Pritet të shihet destinacioni i radhës, pasi Samake gjysmën e parë të sezonit fundit e kaloi në huazim me Lushnjën. /Newsport.al/