Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur me bindje se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha do të hyjnë në Kuvend pasi i kanë pranuar mandatet.
Ndërkohë ajo ka pranuar se kanë bërë një premtim që të mos ndërhyjnë në zgjehdjet e brendshme të PD as me deklarata.
“PD dhe Basha do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, i ka pranuar mandatet që kanë prodhuar këto zgjedhje dhe Kuvendi. I kanë njohur zgjedhjet dhe kërkesa për rinumërim ka provuar se nuk ka pasur manipulim nga PS apo struktura të tjera. Nuk ka zhgënjim në këtë mes dhe nuk na takon të komentojnë për kandidatët për kreun e PD”, tha Spiropali në TCH.