Sezoni i tij është vërtet shumë i mirë.
Qazim Laçi u përshtat tepër shpejt me futbollin çek, dhe ja ku mori një vlerësim të merituar.
Ai u përzgjodh si autor i golit më të bukur të vitit në anketën tradicionale të klubit të tij, Sparta Prague.
Rrjeta e realizuar nga mesfushori shqiptar në Champions ishte ajo që u veçua si më e mira nga të gjitha ato që kanë shënuar këta muaj lojtarët e tjerë të Sparta-s.
Kjo ndodhi në humbjen në shtëpi ndaj FC Copenhagen në fazën “play off”, kur Laçi ekzekutoi saktë një goditje dënimi në kohën shtesë.
Futbollisti 27-vjeçar ka 2 gola e 7 asistë këtë edicion te Sparta, 27 ndeshje, nga të cilat një gol e gjashtë asiste në Ligën e Parë të Çekisë.
Mesfushori shqiptar është i dyti në renditjen e asistuesve më të mirë, vetëm një pasim prapa vendit të parë.
Laçi ka qenë tepër i rëndësishëm edhe për kombëtaren, si lojtar i përhershëm titullar në ekipin që u kualifikua për në finalet e Kampionatit Evropian të verës së ardhshme në Gjermani.
Ai shënoi edhe një gol, në miqësoren e fituar 2-0 ndaj Bullgarisë në “Air Albania” në 17 tetor. /abcnews.al
Qazim Laci 's superb goal!
Sparta Praha 2-1 FC København pic.twitter.com/OllTkeCU4l
— FootColic ⚽️ (@FootColic) August 15, 2023