Të përfshirë në korrupsion, DASH shpall “non grata” 5 zyrtarë të rëndësishëm në Bullgari

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” pesë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë në Bullgari.

Mësohet se bëhet fjalë për Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, Delyan Slavchev Peevski, si dhe Ilko Dimitrov Zhelyazkov.

Bazë e këtij vendimi, sipas DASH janë informacionet e besueshme për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në deklaratën zyrtare, nënvizohet se SHBA është e vendosur për të mbështetur shtetin e së drejtës si dhe forcimin e institucioneve demokratike.”


Shtuar 2.06.2021 18:38