Bonucci i ka thënë po rikthimit në Serie A, tani po pret përgjigjen përfundimtare nga gjiganti italian

Leonardo Bonucci do të rikthehet në Serie a, vetëm gjashtë muaj pasi u largua.

Qendërmbrojtësi italian iu bashkua skuadrës gjermane Union Berlin, por që nuk ka arritur të lë gjurmë në futbollin gjerman.

Roma është skuadra që ka shprehur interesim për lojtarin dhe vet Bonucci ka pranuar transferimin te gjiganti italian.

Edhe Jose Mourinho e pëlqen lojtarin dhe ka kërkuar angazhimin e tij, por problemi mbetet te tifozët që nuk e duan për shkak të kaluarës.

36-vjeçari është i gatshëm ta ndihmojë Romën me Chris Smalling që vazhdon të jetë i lënduar dhe Evan N’Dicka që do të shkoj në Kupën e Afrikës.

Tani veterani italian po pret një përgjigje përfundimtare nga Roma, pasi ai ndodhet në Itali për pushime dhe Union Berlin është gati ta lejoj të largohet falas.

Në rast transferimit te Roma, Bonucci do të bëhet ndër të paktët lojtarë që ka luajtur për top katërshën e madhe të Italisë si Inter, Juventus, Milan dhe Roma. /Telegrafi/


Shtuar 25.12.2023 13:18