Një 47-vjeçar në Itali u paraqit në spital i plagosur me thikë disa herë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas “il messaggero”47-vjeçari u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.
I plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47 vjecari ishte arrestuar.
Hetimet për ngjarjen
Ndërkohë, hetuesit morën në pyetje dy miqtë e tij me kombësi shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte i plagosur me thikë, por jo rëndë.
Hetimet kanë qenë të menjëhershme për të zbardhur plagosjen e dyfishtë. Karabinierët e Njësisë Operacionale Velletri, përveçse morën në pyetje dy burrat për të rindërtuar atë që ndodhi, aktivizuan postblloqe në zonë, me shpresën për të kapur sulmuesin e E.C. ose për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij.
Mbërritja në urgjencë ndodhi pak pas orës 16:00 të së premtes, kur, pothuajse me siguri, pjesëmarrësit në sulmin që degjeneroi në tentativë vrasjeje tashmë ishin zhdukur pa gjurmë.
Për sa i përket motivit, hetuesit dyshojnë më shumë se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh në fushën e trafikut të drogës, sesa për ndonjë konflikt të çastit.
E shkuara e personit të plagosur
I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët. Në gusht 2016, ai u akuzua si autor i përplasjes për vdekje të një 58-vjeçari, Giovanni Palazzolo, punonjës i një kompanie bujqësore dhe baba i dy fëmijëve. Ai u vra në Ardea, teksa ishte në bordin e makinës së tij Fiat Panda, u godit nga makina që drejtohej nga tridhjetë e nëntë vjeçari në atë kohë.