Pasi e ndërpreu kontratën e tij me Interin, në pritje të një stoli të ri, Antonio Conte po shijon pushimet e merituara në Salenton e tij.
Trajneri apulian postoi një foto në Instagram, ndërsa po përgatitet të notojë (merret me snorkeling, i pajisur me një maskë zhytjeje dhe një tub frymëmarrjeje), shoqëruar me statusin “unë dhe deti”, duke ndezur nostalgjinë e tifozëve zikaltër.
Mbi 133 mijë pëlqime mori shumë shpejt fotoja e tij dhe komente në kor, pothuajse unanime: “Mister, na mungon tashmë”.