Ndjekje si në filma! Shqiptari i kërkuar prej 3 vitesh i bën “zbor” policisë italiane

Një 33-vjeçar shqiptar ëhstë arrestuar në Itali ditë ne sotme, pasi ishte në këkrim prej 3 vitesh.

Mësohet se shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj agjentëve të Policisë së Aversa, teksa arrestimi i tij erdhi pas disa minutash ndjekjeje në rrugës e qendrës së Trentola Ducenta-s.

Sipas mediave italiane, policia ka vënë re një Fiat 600 blu që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Kjo ka bërë që të kërkohet ndalimi i mjetit, por shoferi nuk i përgjigjet dhe vijoin rrugën duke përshpejtuar. Kjo bëri që policia ta ndjekë në një garë të çmendur nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e cila zgjat disa qindra metra derisa i riu e gjen veten në një rrugë të bllokuar.

Në atë moment, 33-vjeçari frenon fort dhe zbret nga makina, duke tentuar të arratiset në këmbë por policia e kap.

I riu ishte dënuar nga Gjykata e Napolit të Veriut në vitin 2020 për tentativën e vrasjes së kryer ndaj personelit të Komisariatit të Policisë së Aversa, e ndodhur në 2 dhjetor të po këtij viti, por po ashtu, akuzohet se ka hyrë në mënyrë ilegale në Itali.


Shtuar 18.12.2023 18:59

Tags: