Një 47-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat në Itali.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23:00 në qytezën e santernos, një rajon në veri të italisë.
Raportohet se atentati ndodhi në afërsi të një lokali ku u dëgjuan të shtëna armësh me breshëri, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u plagos në këmbë dhe në pjesën e poshtme të trupit.
Mësohet se 47- vjeçari ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndaj dyshohet se atentati kishte si motiv larjen e hesapeve.
Autori menjëherë pas ngjarjes u largua në këmbë dhe ende nuk është kapur nga policia.