Finiq, 34-vjeçari shkon për të vjedhur, por pi mbidozë metadoni, policia e nis me urgjencë drejt Tiranës

Një 34-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës, ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai niset me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.


Shtuar 16.12.2023 15:45