Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi ka denoncuar në Facebook shkatërrimin e fidanëve të plirit të mbjella përgjatë aksit rrugor Cërrnicë -Bujan.
Byberi ka dënuar veprimin dhe ka kërkuar nga organet ligjzbatuese të identifikojnë personat që kanë shkatërruar pemët e mbjella nga bashkia.
Meszhi i plotë i kreut të Bashkisë Tropojë, në Facebook:
E paprecedent‼️
Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan janë shkatërruar.
Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.
Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithve.
Kjo sjellje harbute, nuk do mbetet pa u ndëshkuar.
Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua,as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet./albeu.com