Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 34-vjeçar pasi në dyqan i janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla të llojeve të ndryshme të cilat shiteshin ilegalisht.
Qytetari me iniciale E.S i cili banonte në Durrës iu sekuestruan ditën e sotme lëndët piroteknike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.