Rama takim në Bruksel me Oliver Varhelyi, komisioneri: Jemi gati të hapim kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në Bruksel ditën e sotme para nisjes së punimeve të samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetin social “X”, Varhelyi u shpreh  se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.

“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.


Shtuar 13.12.2023 19:41