VIDEO/ Panik në Parlament, deputeti rrëzohet në mes të sallës pa ndjenja

Nënkryetari i Partisë Saadet dhe deputeti i Kocaelit, Hasan Bitmez 53 vjeç, humbi ndjenjat dhe u rrëzua gjatë një fjalimi në podiumin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

Bitmez, të cilit iu bë masazh në zemër nga përfaqësuesit mjekësorë të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme, u dërgua në spitalin e qytetit Bilkent.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë tha se “gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë.”


Sipas medieve të huaja, Bitmez vuan nga diabeti dhe gjithashtu nga një sëmundje në zemër.

Ministri i Shëndetësisë tha: Ndërhyrja e parë është bërë në Kuvend. Ai u soll në spitalin e qytetit Bilkent rreth 20 minuta pas ngjarjes. U planifikua një angiografi, u krye menjëherë dhe u pa se 2 venat kryesore ishin bllokuar plotësisht. Situata është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë.


Shtuar 12.12.2023 18:09