A ka sekuestruar SPAK prona të saj dhe të familjarëve? Përgjigjet Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar disa lajme që qarkulluan në rrjet, se SPAK kishte sekuestruar disa prona të saj dhe të familjarëve.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha se të gjitha sulmet janë për faktin se ajo po denoncon ccështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sot ne jemi asnjë pronë, asnjë as, e imja, as e familjarëve të mi, nuk është sekuestruar. Por ta lëmë të komunikojmë dhe në ditët e tjera. Ka kohën e vetë, pasi mos harroni se beteja për inceneratorin e Tiranës, është betejë me strukturë kriminale mediatike. Nëse kemi vrasës me pagesë për njerëz, kemi dhe vrasës me pagesë për opinionin publik. Të jeni të bindur se çështja e inceneratorit të Tiranës, s’do të ma mbyllë gojën për asnjë gjë. Të jeni të bindur. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi”, tha ajo.


Shtuar 12.12.2023 11:15