Juventus bën gati ofertën për talentin ukrainas

Juventus raportohet sa janë duke ndjekur nga afër mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Heorhiy Sudakov, vlera e të cilit në treg momentalisht qëndron rreth 30 milionë euro.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, “Zonja e Vjetër” dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli kanë thurur një plan për ta sjellur 21-vjeçarin në Turin gjatë janarit, por vetëm nëse Shakhtar pajtohet të arrijë një marrëveshje sipas kushteve të vendosura nga Juventus.

Me Paul Pogban i cili me shumë gjasë do të marrë një dënim disavjeçar dhe me Nicolo Fagiolin që nuk do të rikthehet para fundit të sezonit 2023/2024, Juventusi kanë nevojë për përforcime në mesfushë, por njëherë do të duhej që të bënin shitje për të mbledhur fondet e nevojshme.

Reprezentuesi anglez Samuel Iling-Junior së bashku me Matias Soule dhe Kenan Yildiz, janë kandidatët potencialë për largim nga “Bianconerët”.

Iling-Junior thuhet se ka rënë në sy të disa klubeve në Ligën Premier, të cilat do të duhej të paguanin rreth 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Nëse Juventusi arrin të shesë lojtarë për çmime të arsyeshme gjatë janarit, atëherë me shumë mundësi do të kishte prurje të reja.

Sudakov mbetet në krye të listës së dëshirave për Juventusin, por edhe mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul mbetet po ashtu një opsion i mundshëm. /Telegrafi


Shtuar 11.12.2023 20:02