Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura du diskutua për disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim.
Një tjetër çështje për diskutim ishte edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.
Në seancën e datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.
Kryesocialisti Edi Rama ka kritikuar deputetët për mungesën e tyre në seancat plenare në Kuvend. Rama u ka kërkuar që të jenë të angazhuar jo vetëm në seanca plenare por edhe në komisionet parlamentare.