Zhaklina bën deklaratën tronditëse: Vëllai i vogël është përdhunuar nga motra e madhe

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për simbolikën e datës së 1 Qershorit, nëse ia vlen të shihet edhe si protestë e ditë sensibilizuese për të gjitha rastet e abuzimit të fëmijëve.

Një prej të ftuarve në studio ishte edhe gazetarja Zhaklinë Lekatari, e cila tregoi disa denoncime tronditëse që i kishin ardhur në rrjetet sociale.

Një prej tyre ishte nga një burrë, sot baba fëmijësh, që dikur ishte përdhunuar nga e motra.

“Unë kam pasur raste të një djali, që sot është 40 vjeç, por dikur është përdhunuar nga motra… motra më e madhe, ky më i vogël. Të dy jetojnë jashtë në vende të ndryshme, por zotëria më rrëfeu se i kujtohen ato episode të tmerrshme dhe nuk mund të ketë kontakte me motrën. Tani që janë bërë me fëmijë vetë, i ka shumë problem mbledhjet familjare kur duhet të takohen të gjithë me nipërit e mbesat”, rrëfeu Lekatari.


Shtuar 1.06.2021 20:22