Gjigandi europian bën gati ofertën për Majk Maignan, Milan kërkon rreth 100 milionë euro

Rinovimi i Manuel Nojer deri në vitin 2025 u mendua se do qetësonte bordin e Bajernit rreth portës, por lajme të reja po dalin në horizont. Nga Italia raportohet se kampionët e Bundesligës i kanë premtuar pagë më të lartë gardianit Majk Maignan, me qëllim që të mos zgjasë kontratën ekzistuese me Milanin.

Portieri francez ka kontratë me skuadrën e Piolit deri në viti 2026, por kuqezinjtë duan blindim. Nga kahu tjetër Hënes kërkon pasues të denjë në katërkëndësh dhe Nojer vështirë të vijojë përtej zgjatjes së fundit.

Portalet eksperte për transferime siç është “transfermarkt” e vlerëson kartonin e 28- vjeçarit transalpinas 45 milionë euro, kuotë më se e “përtypshme” nga kampi i bavarezëve. Të cilët e demonstruan merkaton e shkuar se çfarë janë në gjendje të realizojnë në treg, duke blerë sulmuesin Harry Kane për 100 milionë euro./albeu.com


Shtuar 7.12.2023 13:02