U pezullua nga detyra e prefektit, Gjana dorëhiqet: Do përballem me drejtësinë si qytetar

Gjykata e Posaçme (GJKKO) konfirmoi sot masën e sigurisë “pezullim detyre” për Prefektin e Kukësit Granit Gjana.

Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte  zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.

“U dorëhoqa si Prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar,” tha Gjana pas seancës

Gjana akuzohet se ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.

 


Shtuar 7.12.2023 10:03