Aksion ‘blic’ gjatë natës kundër lojërave të fatit, 20 të shoqëruar, bastisen disa lokale në Tiranë

Krimi Kibernetik i Policisë së Shtetit ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme (6 dhjetor) në disa zona të Tiranës në një aksion kundër lojërave të fatit.

Operacioni po zhvillohet me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale dhe salla bixhozi, ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti.

Deri në këtë fazë burime bëjnë me dije se janë 20 persona të shoqëruar, ndërsa aksioni është akoma në zhvillim.


Shtuar 7.12.2023 08:54