Sulmuesi Lucas Vazquez ka arritur marrëveshje me Realin Madrdiin për të rinovuar kontratën, që i skadon me 30 qershor.
Spanjolli do nënshkruajë kontratë trevjeçare.
E ardhmja e 29-vjeçarit ka qenë në dyshime, pas një edicioni impresionues ku pësoi lëndim në fundin e edicionit.
Sipas Caceda Cope, Vazquez do rinovojë me “Galaktikët” deri në vitin 2024.
Vazquez tregoi vëmendjen për të rinovuar kontratën, andaj edhe u gjet me lehtë ‘gjuha e përbashkët’ me klubin madrilen.
Spanjolli edhe në të kaluarën ka luajtur nën urdhrat e Carlo Ancelottit, që është pranë të bëhet trajner i Realit.