OBSH miraton përdorimin emergjent të Sinovac

OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

OBSH me njoftimin e saj ka siguruar që vaksina në fjalë “plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”.

Më parë, i njëjti vendim kishte ardhur edhe për vaksinën kineze të prodhuar nga kompania tjetër kineze, Sinopharm. Vendimi shihet si paradhoma e njohjes së Agjencisë Europiane të Barnave dhe institucioneve europiane.

 


Shtuar 1.06.2021 16:58

Tags: ,