Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për ta vrarë, Prokuroria pranon kërkesën e familjes Ademaj për të zhvarrosur trupin e Liridonës

Prokuroria e Prishtinës ka pranuar kërkesën e familjes Ademaj, për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt, dhe rivarrimin në fshatin Rracaj të Komunës së Gjakovës.

Famijlarët e Liridonës kërkuan zhvarrosjen e trupit, pasi u zbardh e dvërteta se vajza e tyre nuk ishte vrarë në një grabitje, por për eleminimin e saj vrasësi ishte pajtuar nga bashkëshorti Naim Murseli.

Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes së Liridonës.

Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.


Shtuar 3.12.2023 16:25