Një e mitur greke ka akuzuar një 36-vjeçar se ka abuzuar seksualisht me të.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Nea Zicnit dhe e mitura ka denoncuar se shqiptari e ka detyruar të kryejë marrëdhënie kundër dëshirës së saj.
Policia greke vijon kërkimet për arrestimin e shqiptarit, banues në Alistraisit.
Nga ana tjetër, 15-vjeçarja është ekzaminuar nga mjeku ligjor dhe pritet raporti i tij për të konfirmuar nëse është dhunuar.
Policia po heton rastin për të kuptuar nëse autori i dyshuar ka njohje me të miturën.