Është ndarë nga jeta Frances Sternhagen, aktorja e çmimeve të shumta dhe e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”.
Frances ka vdekur në moshën 93-vjeçare. Lajmin e njoftoi familja e aktores së ndjerës.
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, vdiq paqësisht nga shkaqe natyrore në New Rochelle, në moshën 93-vjeçare. Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër.
Një festë e karrierës dhe jetës së saj të jashtëzakonshme është planifikuar në mesin e janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”, ishte deklarata e familjes.