Qindra drejtues automjtesh kanë mbetur të bllokuar në Qafë Murrzi, teksa policia ka dalë më një njoftim.
Për pak minuta pritet të hapet rruga dhe u bëhet thirrje drejtuesve që të afrohen pranë makinave.
Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta dhe qëndruan përkohësisht në lokalet e zonës.