“Qytetarët dolën të tmerruar në rrugë”, dy tërmete të forta godasin Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur pasditen e sotme në zonën Battalgazi të Malatyas. Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 17:46 është ndjerë në krahinat përreth, por deri më tani nuk ka raportime për dëme. Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.5 vetëm tre minuta më vonë në orën 17:49.

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se zhvillimi i tërmetit po monitorohet nga afër dhe se skuadrat e ministrisë po kryejnë hetime për çdo dëmtim. Kryetari i Bashkisë së Malatya Selahattin Gürkan duke folur për CNN TÜRK tha se nuk ka raportime për dëme dhe se kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

Të lidhura

None found

“Qytetarët e tmerruar dolën në rrugë. Shpresojmë se nuk do të regjistrohen fatkeqësi. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, shtoi ai, duke iu lutur qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara rëndë nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit që nuk janë prishur.


Shtuar 23.11.2023 21:18