Aktorja ruse Polina Menshikh u vra nga një sulm ukrainas, teksa po performonte në një sallë vallëzimi në Ukrainë për ushtrinë ruse. Salla u bombardua më 19 nëntor nga ushtria ukrainase, gjatë një feste ushtarake ruse.
Aktorja vdiq në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka konfirmuar raportimin e mediave për sulmin. Ukraina tha se në sulm u vranë rreth 20 ushtarë rusë, por autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë.
Sipas raportimeve lokale, Menshikh po performonte në një sallë vallëzimi me kapacitet prej 150 vendesh. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shihet në skenë duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë, përpara se të dëgjohet shpërthimi.
Sulmi u zhvillua rreth 60 km nga vija e frontit, në fshatin Kumaçove.
Kumaçove ndodhet në rajonin e Donetskut, në zonën e Ukrainës lindore të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014. Zona të tjera në rajonin e Donetskut kanë qenë vatra luftimesh të egra muajt e fundit, veçanërisht qytetet Avdiika dhe Bakhmut.
Për sulmin në fjalë kanë komentuar blogerët rusë pro luftës, të cilët kritikuan organizimin e shfaqjes.
“Një shfaqje që përqendronte dhjetëra ushtarë në një vend e bëri atë një objektiv të qartë për një sulm ukrainas”, kanë shkruar ata. /albeu.com