Masakër, 52-vjeçari vret 3 gra dhe një të mitur

Tre gra dhe një vajzë 13-vjeçare u qëlluan për vdekje nga një 52-vjeçar në qytetin amerikan të Memphis, Tenesi, ndërsa një tjetër adoleshente u plagos rëndë. 52-vjeçari Mavis Christian u gjet i vdekur të dielën në mëngjes në makinën e tij, pasi dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, sipas policisë.

Oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate për të shtëna me armë në orën 21:22 të së shtunës dhe gjetën një grua të vdekur, e cila ishte qëlluar me armë zjarri.

Më pas ata gjetën një grua dhe një vajzë 13-vjeçare të vdekura në një vend tjetër, ndërsa një vajzë 15-vjeçare kishte mbetur e plagosur rëndë. Një grua tjetër u gjet e qëlluar për vdekje në një zonë tjetër, tha policia e Memphis, e cila beson se Christian ishte përgjegjës për të tre të shtënat.

Ndërkohë polici nisi një hetim që përfshin agjencitë lokale, shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit.


Shtuar 19.11.2023 14:42