Studiuesit kërkuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një të thjeshtë dhe të lehtë.
Përveç fjalëkryqeve dhe lojërave të kujtesës, ka gjëra shumë më të thjeshta që mund të bëjmë.
Një prej tyre është frymëmarrja, sipas ekspertëve. Frymëmarrja e mirë, sidomos përmes hundës, “freskon” trurin, duke përmirësuar kujtesën. Përveç kësaj, thithja – më shumë se nxjerrja – aktivizon zonën e trurit që kontrollon kujtesën dhe disponimin.
Një karakteristikë e hulumtimit është si vijon: Gjatë eksperimentit pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin mend shprehjen e fytyrave që kishin parë. Ata që morën frymë thellë kur panë për herë të parë imazhet kishin kujtesën më të mirë. Dikush e njohu saktë një fytyrë mesatarisht dy sekonda më shpejt kur e pa gjatë frymëmarrjes sesa kur nxirrte frymën.