Avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e liderit të Hamasit Ismail Haniya që ndodhet në Rripin e Gazës.
Deri më tani nuk dihet nëse familja e tij ka qenë brenda shtëpisë në momentin e shpërthimit, por informacionet tregojnë se Haniya nuk ndodhet as në Gaza.
Ushtria izraelite publikoi pamjet video të bombardimeve.
Overnight, IDF fighter jets struck the residence of Ismail Haniyeh, the Head of Hamas’ Political Bureau.
The residence was used as terrorist infrastructure and a meeting point for Hamas’ senior leaders to direct terrorist attacks against Israel. pic.twitter.com/kljYYN6O0U
— Israel Defense Forces (@IDF) November 16, 2023
Në të njëjtën kohë, qeveria e Hamasit në Rripin e Gazës njoftoi mbrëmë se që nga fillimi i sulmeve izraelite në enklavën palestineze, janë vrarë 11.500 njerëz, përfshirë 4.710 fëmijë dhe 3.160 gra.
Sipas të njëjtit burim, të lënduarit llogariten në rreth 29.800.
Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze të kontrolluar nga Hamasi tha se dhjetëra trupa ishin shtrirë në rrugët në Rripin verior të Gazës dhe ishte e pamundur të numëroheshin.
Ata gjithashtu pretendojnë se forcat izraelite po qëllojnë mbi ambulancat dhe vullnetarët që përpiqen të mbledhin trupat./albeu.com