Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, 11 nëntor, në Bulqizë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjerën në afërsi të mbikalimit.
Si pasojë ka ndërruar jetë Esmerald Nika 25-vjeç, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur,
Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
“Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ylli Rami, dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues Esmerald Nika. Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmerald Nika, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia./Albeu.com