Edhe sot çadrat me vete! Shi dhe stuhi ere, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, herë pas here do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore të vendit.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin Jugor – Juglindor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e para të dites, pormesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë duek arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.


Shtuar 11.11.2023 07:22

Tags: ,