“Çfarë u bë, u bë!” 47-vjeçari pranon vrasjen e Emiljano Ndout, gjykata e lë në burg

Autori i  vrasjes së Emiljano Ndout në Bardhaj të Shkodrës, Mark Kodra,është lënë në burg nga gjykata.

47-vjeçari ka deklaruar n gjykate sëe “ajo punë ka ndodhur. Çfarë është bërë, është bërë”, dhe nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata, Gulit Hasanaj, ia la gjykatës vleftësimin si te ligjshëm ose jo te arrestimit dhe masën e sigurisë.

Gjykata cilësoi si të ligjshem arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” për Mark Kodrën. Ndërkohë në deklarimet e dhëna në polici, Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para nje viti dhe me pas është përshkallëzuar derisa viktima, sipas autorit, i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes./albeu.com


Shtuar 31.05.2021 13:58