Zjarri te KURUMI, gazetari: Kur institucionet do flasin për krimet që kryehen në këtë kompani

Dy ditë më parë një pjesë e metalurgjikut në Elbasan, zona ku kompania KURUM shkrin hekurat e grumbulluar për skrap u përshi nga një zjarr i madh, duke shtuar edhe më shumë ndotjen në të gjithë zonën.

Por ajo që është më shqetësuese është veprimtaria e kësaj kompanie, për të cilën gazetari Aldo Kozarja ka raportuar disa herë.

Në reagimin e tij të fundit në Facebook, Kozarja shkruan se në të gjithë ngjarjen ajo që nuk kupton është falenderimi që ju bëhet autoriteteve për fikjen e zjarreve, ndërkohë përgjatë gjithë vitit institucionet shqiptare e kanë derën e mbyllur nga KURUMI për të kryer kontrolle, apo hetime kur ka ngjarje të rënda.

Kozarja ka rikthyer në memorjen e publikut ngjarjen e vitit 2018-të ku një punonjës i firmës u shtyp nga vinçi, por në atë kohë nuk pati një thellim të hetuar dhe autoritete heshtën.


Postimi i Kozares:

Prej gati dy dekada kurum e shume kompani ndotin e vazhdojne ta bejne cdo dite.Kjo ndotje i ka marre jeten me qindra qytetatareve kryesisht ne rrethin e elbasanit.Askush se ka vene ujin ne zjarr qofte edhe duke u munduar te ule sadopak shifrat e ndtojes alarmant qe sipasoje e saj vetem ne qarkun elbasan diagnostikohen 2-3 njerz ne dite me semundje kancerogjene.Kam mbetur i tmerruar nga reagimi i disa insitucioneve vendore qe reaguan e falenderuan repartin e zjarrefikesese qe mori pjese dhe beri te mundur fikjen e zjarrit qe perfshiu hekurishtet qe kurum i mbledh ane e mbane ballkanit per ti shkrire e per te prodhuar hekur ne sasi te konsiderueshme,dhe e dini pse sepse heronjte e repartit zjarrifikes paguhen me taksat e qytetareve shqipetar ndersa nje kompani si kurum etje duhet ti kene vete brenda teritorit te tyre te gjitha elementet e sigurise,dhe padyshim edhe hidrantet si dhe mjetet e duhura ne rast te situatave te ngjashme me ato te 48 oreve ku zjarri i permasave te medha shkaktoj nje dem te madh per ambjentin perreth.Kesaj i thone te paguash taksa qe kurum & co te vazhdojn  te na helmojene çdo dite femijet prinderit tane.A ka insitucione ky vend a e dine se cfar kushtetesh duhet te kete nje industri e niveleve te tilla,besoj se jo,ne vend ti kerkojne llogari i falenderojne publikisht,ky eshte fundi.

Sa here ka situata me pasoja autoritetet duhet te marrin leje te hyjne ne ambjentet e kurum,(thene ndryshe autoritetet lejohen te futen ambjentet e brendshme ne raste kur ka pasur raste plagosjesh ne pune etje,vetem kur i teket privvatit ose kur ka zhdukur nje pjese te mire provash dhe ka thurur alibine per te shpetuar nga ligji e ndeshkimi sipas legjistacionit ne fuqi.

Ja nje rast I rende I dokumentuar nga ana ime.

Ishte darke mbremje 28 nentor 2018 po e njejta zone ku ra zjarri I fuqishem kur autoritet heshten madje u zhduken,duke u bere pjese e nje vrasje qe ndodhi Brenda kompanise kurum ne repartin e petezimit kur punonjesi i vincit me shina gjate kryerjes se detyres per transportimin e hekurishteve nga vend depozitimi(ku ra zjarri I fuqishem) per ne repartin e shkrirjes urdherohet nga nje punonjes turk i kesaj kompani te ngjitet te pjesa e vincit teksa ai ishte ne levizje,per te nderruar nje drite e cila e orjentonte per te punuar gjate nates,dhe nderrimi duhej bere pa nderprere punen per 5-10 minuta,pra teksa vinci ishte duke punuar,dhe e dini cfar ndodhi punonjesi i cili u urdherua te ngjitej ne vinc u rrezua dhe u shkel nga rrotat prej hekuri (si ato te trenit) mes per mes dhe nderroj jete ne spital pak ore me vone.(fotot eshte prova e kesaj ngjarje)

Ps:un personalisht nuk kam asgje kunder kurum e asnje kompania qe vepron ne qytein tim,por kurre nuk mund te pranoj qe kompanite e kesaj kategorie most e kene as kushtet me minimale per te garantuar sigurine e punonjesve dhe ambjentit per rreth.


Shtuar 8.11.2023 17:24