Mazhoranca njofton mbledhjen e komisioneve online, ironizon opozita: PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme

Mazhoranca duket se ka gjetur një tjetër zgjidhje për të vijuar punën në Komisione, por dhe për të shmangur përplasjet me opozitën sicc ka ndodhur përgjatë javës së fundit.

Mazhoranca ka njoftuar që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë të zhvillohet online, dhe të vijojë puna për diskutimet për buxhetin e vitit 2024.

Menjëherë pas njoftimit të mazhorancës, ka ardhur dhe reagimi ironizues i opozitës. Në reagimin e opozitës thuhet se: “Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste”.

Njoftimi i deputeteve

Ndërkohë që demokratët kanë paraqitur rregulloren e Kuvendit, ku në nenin a/5 të realizimi i mbledhjeve online mund të behet vetëm “në rastet e masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore. Mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”.


Shtuar 1.11.2023 16:09