Është ndarë me Dileta Leottan? Me këtë foto Can Yaman vulos çdo thashethem (FOTO LAJM)

Ylli i telenovelave turke me origjinë shqiptare, Can Yaman ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave italiane pasi u përfol se i ka dhënë fund lidhjes me Dileta Leotta. Aktori mbylli për disa ditë Instagramin ndërsa prezantuesja italiane publikoi disa foto, ku vihej re që mungonte unaza e fejesës.

Këto thashetheme lindën në një kohë kur mediat fqinje shkruanin për një tradhti të mundshme nga ana e prezantueses. Megjithëse, Dileta reagoi duke thënë se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë, nuk mjaftoi që këto thashetheme të merrnin fund.

Por ka qenë së fundmi, Can i cili i ka vënë kapakun kësaj historie. Ai është rikthyer në rrjete sociale dhe ka publikuar disa fotografi joshëse ku shfaqet bashkë me partneren duke shijuar pushimet në plazh. Ata shfaqen më të lumtur se kurrë teksa shijojnë bukurinë përrallore të Capri-t.


Shtuar 31.05.2021 09:22