Dhuna në Kuvend, Grupi Parlamentar i PS kallëzon deputetin Bledjon Nallbati

Dhuna në Kuvend, Grupi Parlamentar i PS kallëzon deputetin Bledjon Nallbati

Grupi Parlamentar i PS-së, ka kallëzuar penalisht deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Grupit, Bledi Çuçi, duke thënë se nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, shkruan Çuçi.

 


Shtuar 1.11.2023 10:29