Tensionet në Kuvend, Berisha: Opozita po e bën betejën për qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbylljes së seancës në Kuvend, është prononcuar për mediat.
Berisha është shprehur se aksioni opozitar po bëhet për qytetarët.

“Vendim antiligjor, antikushtetuese i Lindës së parlamentit që bllokon jetën parlamentare. Opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve opozitarë. Sic është bërë e ditur, Edi Rama ka anuluar gjer tani, të gjitha komisionet parlamentare, përvec djegësave. Rama nuk lejon komisione hetimore sepse vetë ai është flamuri i zi i korrupsionit në Shqipëri”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se beteja është pa kthim.

“Është betejë pa kthim. Nuk ka parlamet dhe parlamentar që përfaqësojnë opozitën dhe nuk mund të hartojnë ligje apo të ngrenë komisione hetimore”, tha Berisha.


Shtuar 30.10.2023 17:55