Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris tha se Uashingtoni nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Izrael ose Gaza.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë qëllim, as nuk kemi ndonjë plan, për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza”, tha Harris në një intervistë për CBS.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, ndërsa përsëriti qëndrimin e SHBA-së se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
“Sipas shumë vlerësimeve, të paktën 1,400 izraelitë kanë vdekur. Izraeli, pa asnjë dyshim, ka të drejtë të mbrohet”, tha ajo.
“Thënë kjo, është shumë e rëndësishme që të mos ketë ngatërresë mes Hamasit dhe palestinezëve. Palestinezët meritojnë masa të barabarta sigurie, vetëvendosjeje dhe dinjiteti, dhe ne kemi qenë shumë të qartë se duhet të respektohen rregullat e luftës dhe të ketë ndihma humanitare që rrjedhin”./albeu,.com