GJKKO lë në burg drejtoreshën “pastruese” parash të vëllezërve Besjan dhe Leonard Ramaj

Gjykata e Posaccme ka lënë në masën “arrest në shtëpi” ish-drejtuesen e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, e cila akuzohet për përfshirje në pastrim parash me një grup kriminal.

Me masë shtrwnguese atë të arrestit në burg u la edhe Ardian Malasi, që dyshohet së është i përfshirë në të njëjtën veprimtari.

Sipas SPAK hetimi për personat në fjalë ka ardhur nga autoritetet Belge ku kërkoheshin infomacion për dy vëllezër që ndodhen në burg në Belgjikë.

Bëhët fjalë për Besjan dhe Leonard Ramaj. Këto dy shtetas dyshohet se se gjatë ushtrimit të aktivitetit të drogës në bashkëpunim të veçantë me ish-drejtuesen e komanduar të Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashin, dhe personin e tretë të arrestuar Ardian Malasi, kanë kryer veprime të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal.

Këto para më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Në total janë 49 pasuri , 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë, 3 garazhe Tiranë, 27 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare dhe 2 makina.

Arrestimi

Një biznesmen në Fier është vënë në pranga nga SPAK dhe ish drejtoresha e kadastrës së Durrësit është vendosur nën masën e arrestit pasi dyshohet se kanë ndihmuar dy persona të pastrojnë paratë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për procesin e nisur ndaj vëllezërve Besian dhe Leonard Ramaj që rezulton se janë hetuar dhe dënuar në belgjikë për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të strukturës së posaçme janë sekuesteruar 12 apartamente në Fier, 4 banesa dhe 3 garazhe në Tiranë  si dhe 27 llogari bankare.

Po ashtu është sekuestruar edhe një shoqëri tregtare që i përket biznesmenit Ardian Malasi në Fier.

Dyshimet janë për krijimin e një skeme për pastrimin e parave përmes grupit të strukturuar. Ku dy vëllezërit bënin pagesat, firma kalonte dokumentet e pronësisë që më pas regjistroheshin në Kadastër.

Për këtë qëllim ish drejtoresha e kadastres së Durrësit, Raimonda Dashi është ndaluar prej tre oficerëve të policisë gjyqësore në zyrën e saj në hipotekën e Vorës ku edhe punonte si specialist. Po ashtu menjëherë asaj I është sekuestruar edhe celulari I cili do të verifikohet më tej nga BKH. Zyrtarja e shtetit është lënë gjithësesi në masën e arrestit në shtëpi

“Veprimet e tyre kanë konsistuar në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, thuhet në deklaratë.


Shtuar 28.10.2023 13:52